Çka i shkakton rritjet e vazhdueshme të çmimeve?
Foto: Laura Hasani

Çka i shkakton rritjet e vazhdueshme të çmimeve?

Ekonomia May 17, 2025 - 10:18

Që prej pandemisë COVID-19, në Kosovë e më gjerë flitet për rritje çmimesh. Ky trend ka vazhduar edhe në muajt e parë të vitit 2025. Madje, në prill të këtij viti ka produkte, si kafeja, që kushtojnë deri në 16 për qind më shtrenjtë sesa në prill të vitit 2024.

Image

Rritja e çmimeve për shumë produkte bën që familjet në Kosovë, me të njëjtat paga, të mund të blejnë më pak gjëra tani. Për shembull, çmimi i mishit të viçit është rritur nga 7.78 euro, sa ishte në vitin 2020, në 11.03 euro në prill të këtij viti, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Image

Pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë rriti tarifat e energjisë elektrike, nisën paralajmërime se çmimet mund të rriten edhe më tej. Megjithatë, ndryshimet në çmimet e rrymës në të kaluarën nuk patën ndryshuar trendin e çmimeve.

Image

Ekspertë të ndryshëm argumentojnë se çmimi i rrymës në të kaluarën s’ka pasur shumë efekt në çmime, për shkak se Kosova importon pjesën më të madhe të produkteve të konsumuara nga qytetarët. Vitin e kaluar, Kosova importoi mish në vlerë prej 110 milionë eurosh.

Image

Në fakt, sipas të dhënave të vitit 2023, energjia elektrike u kushton prodhuesve në Kosovë më pak se plehrat për përmirësimin e tokës dhe më pak se ushqimi për kafshë. /REL

Image