Çështja e tarifave: ZRRE-ja fton mediat në takim, ka një kusht
Foto: Laura Hasani

Çështja e tarifave: ZRRE-ja fton mediat në takim, ka një kusht

Ekonomia April 04, 2025 - 21:24

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka ftuar mediat në takim, për të diskutuar çështjen e tarifave.

Sipas njoftimit zyrtar, ZRRE-ja ka ftuar nga një përfaqësues prej secilës media të interesuar të marrë pjesë në takim.

“Në vazhdim, ZRRE-ja shpreh gatishmërinë e saj për të zhvilluar një takim me mediat, me qëllim të diskutimit të çështjeve kryesore të këtij procesi dhe për të adresuar çështjet që janë me interes të përbashkët. Takimi do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe për të thelluar kuptimin mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Takimi, sipas ZRRE-së, do të mbahet të hënën e 7 prillit, në ora 10:00 dhe incizimi me kamerë do të lejohet vetëm në 10-minutëshin e parë të takimit.

“Gjatë diskutimit nuk lejohet incizimi me zë apo kamerë”, paralajmëron rreptësisht ZRRE-ja.