Paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, ZRRE-ja paraqet hapat që do t’i ndërmarrë për adresimin e komenteve dhe shqetësimeve

Paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, ZRRE-ja paraqet hapat që do t’i ndërmarrë për adresimin e komenteve dhe shqetësimeve

Ekonomia April 03, 2025 - 15:37

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) shpreh falënderimet e saj më të sinqerta për çdo konsumator dhe palë të interesuar që morën pjesë në procesin konsultativ dhe kontribuuan me komente të vlefshme për raportet e publikuara.

Për të siguruar transparencë të plotë dhe për të ofruar informacion të qartë dhe të detajuar, ZRRE-ja paraqet më poshtë hapat që do të ndërmarrë për adresimin e komenteve dhe shqetësimeve të ngritura nga të gjitha palët e interesuara gjate periudhës së konsultimit publik.

“ZRRE-ja është e angazhuar për një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe të hapur, duke e mbajtur komunikimin dhe bashkëpunimin me të gjitha palët e interesuara”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se nga data 4 prill deri 10 prill do të organizohen takime bilaterale, ku do të marrin pjesë nga një përfaqësues i të gjitha palëve të interesit që kanë ofruar komente me ftesë të ZRRE-së.

Po ashtu, palët do të kenë mundësi të ofrojnë informata shtesë apo të diskutojnë për procesin tarifor.

Më 11 prill do të bëhet përmbyllja e procesit konsultativ.

Ndryshe, shtrenjtimi i energjisë elektrike është paralajmëruar se do të jetë për 15 për qind.

Image

Image