Eksperti i ekonomisë sqaron se çka po ndodh me kriptovalutat?

Eksperti i ekonomisë sqaron se çka po ndodh me kriptovalutat?

Ekonomia March 05, 2025 - 19:07

Me mysafirin Emanuel Bajra, u diskutuan shumë tema që kanë të bëjnë me ekonominë dhe sigurinë në botë.

Një nga çështjet për të cilat u fol ishin edhe kriptovalutat.

Eksperti i ekonomisë sqaroi se çka po ndodh me to pas rikthimit në pushtet në Donald Trump.

Bajra tha se për Trumpin, janë dy objektiva.

“Për Amerikën në përgjithësi objektivë është shlyerja e borxhit, nëpërmjet përdorimit të kriptovalutave në të ardhmen, përpara se me ardh deri tek shlyerja, duhet ta zyrtarizojë njëfarë formati, një arkitekturë të re në mënyrë se si e konceptojmë paranë në përgjithësi, paranë private, paranë komerciale dhe paranë publike”, deklaroi ai në Klan Kosova.

“Pra, ajo se çka është duke ndodhur, por ideja është që të shkohet në drejtim të liberalizimit dhe lirisë financiare”.