Ankandi i tretë i letrave me vlerë më 12 mars, në shumën prej 20 milionë eurove

Ankandi i tretë i letrave me vlerë më 12 mars, në shumën prej 20 milionë eurove

Ekonomia March 05, 2025 - 08:28

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 12 mars 2025 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2025. Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 20 milionë eurove.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 5 vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Image