
Kosova lansoi platformën e pagesave online për faturat e mbeturinave, Ademi: Pagesa është pa provizion
Zëdhënësja e Kompanisë “Pastrimi”, Arbnore Ademi njoftoi lansimin e platformës së re online që mundëson qytetarët të shkarkojnë faturat dhe të paguajnë për shërbimet e mbeturinave.
Ademi thotë se platforma është një mundësi efikase dhe shpejtë për qytetarët, duke kursyer kohë dhe shpenzime.
“Siç kemi njoftuar para dy ditëve edhe përmes faqes zyrtare është lansuar platforma e Kosova, një platformë e mirë dhe sigurisht është lajm i mirë për klientët e pastrimit, pasi që kjo platformë mundëson shkarkimin e faktuarës për qytetarët pastaj qytetarët mund të shohin borxhin dhe të bëjnë pagesën e tyre online të faktuarve të mbeturinat, kështu duke kursyer kohën e tyre, transportin sigurisht shpenzimet financiare”, ka thënë Ademi.
Ademi u bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të përdorin platformën për të përmbushur obligimet e tyre dhe të kontribuojnë në mbështetje të shërbimeve të kompanisë.
“Është një mënyrë më efikase më e shpejtë ndaj kompanisë pastrimi, në këtë rast pasi që ne kemi ofruar një platformë bëjë thirrje për të gjithë qytetarët apo konsumatorët e kompanisë pastrimit në gjashtë qytetet që kompani pastrimi i kryen shërbimin e largimit të mbeturinat të bëjnë pagesën e faktuarës së mbeturinave në këtë mënyrë që ne si kompani të kemi më të lehtë kryerjen e shërbimit dhe të ofrojmë kushte më të mira për të gjitha njësitë operative ku ne kryejmë shërbime më të mira për të gjitha njësitë operative ku ne kryejmë shërbim ku dihet që kompania jonë funksionin me vetë financim dhe të gjitha të hyrat financiare i siguron përmes faktuarës së mbeturinave”, ka theksuar ajo.
Zëdhënësja bëri thirrje për qytetarët që të paguajnë faturat e mbeturinave në platformën e re online, duke theksuar se pagesat janë pa provizion.
“Presim edhe shohim sa do të jenë të përgjegjshëm qytetarët të kryejnë obligimin e tyre sa më shpejtë dhe shpresojmë që do të mirëpritet një gjë e tillë, pasi që kjo ka qenë ideja e funksionimit apo e lansimit të kësaj platforme. Është një informatë e rëndësishme që të gjitha pagesat e faktuarës së mbeturinave të konsumatorëve janë pa provizion. Qytetarëve iu kisha bërë thirrje që të paguhet fatura e mbeturinave në mënyrë që edhe ne të kemi më të lehtë të kryejmë shërbimin tonë. Në kuadër të kësaj të jenë sa më shumë bashkëpunues me kompaninë pastrimi për çdo eventualitet dhe për çdo shërbim, lëvdatë të bashkëpunojmë ngushtë sepse në këtë mënyrë mund të ecim përpara dhe mund të ruajmë ambientin dhe t’i ndihmojmë kompanisë pastrimi”, tha ajo për Ekonomia Online.
Ajo gjithashtu njoftoi se nga java e ardhshme, do të fillohet procedimi i borxheve përmes përmbaruesit privat për ata që nuk i paguajnë faturat.
“Dua të njoftojë të gjithë bizneset e kompanisë pastrimi që ne si kompani nga java e ardhshme do të bëjmë procedimit tek përmbaruesi privat, edhe gjatë vitit të kaluar kemi bërë thirrje konsumatorëve që të jemi transparentë. Ata pavarësisht që i dijë borxhet ne i njoftojmë dhe kanë mundësi të lajmërohen në zyrat tona dhe të bëjmë marrëveshje për programim të borxhit dhe pjesën tjetër ta paguaj me këste”, tha Ademi.