PDK-ja e LDK-ja kritikojnë qeverisjen e LVV-së në Gjilan, Hyseni thotë se shumica e premtimeve janë realizuar
Foto: Zëri

PDK-ja e LDK-ja kritikojnë qeverisjen e LVV-së në Gjilan, Hyseni thotë se shumica e premtimeve janë realizuar

Ekonomia March 02, 2025 - 09:51

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në komunën e Gjilanit kanë kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar mandatin e kësaj qeverisje si të dështuar.

Opozita në këtë komunë kanë thënë se kryetari Alban Hyseni nuk ka përmbushur premtimet e dhëna dhe se qytetarët nuk po shohin rezultate konkrete duke akuzuar ekzekutivin komunal për keq menaxhim të buxhetit dhe për mungesë të transparencës.

Në anën tjetër, kryetari Hyseni ka thënë se shumica e premtimeve janë realizuar ose janë në proces dhe se deri në fund të mandatit parashihet që të përmbushin mbi 90 % të premtimeve.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së në Gjilan, Avdyl Aliu, ka kritikuar drejtimin aktual të komunës, duke e konsideruar atë si vazhdimësi të dështimeve të viteve të kaluara.

Ai gjithashtu ka përmendur se shpenzimet kapitale për vitin 2024 nuk kanë arritur as në 25%, ndërsa ka akuzuar qeverisjen për mungesë të projekteve zhvillimore dhe transparencë të ulët.

“Fillimi i viti 2025 me drejtimi që ka filluar, është një drejti i njëjtë me vitin 2023, 2022, 2024 e që ky drejtim dërgon në dështim. Fatkeqësisht janë shenjat e para që edhe viti 2025 ka me qenë dështimi kësaj qeverisje siç po del që të jetë edhe i gjithë mandati. Gjithë kjo lojë edhe me buxhetin që ka ndodh nga Hyseni kjo është veç për tu viktimizuar edhe për të gjetur arsyet e dështimit të tij, me thanë që nuk ma kanë votuar buxhetin. Ka pasur shumë plane edhe tani kur e shohim deri tash sa milion i ka harxhuar të buxhetit komunal edhe kur ndaleshe pyet cilido qytetar ku e ka lënë një shenje diku kjo qeverisjeje, as kush nuk di. Buxhetin e ka pasur, me premtime është skajshmërish dobët shumë dobët. Veç për viti 2024 shpenzimet kapitale nuk ka arrit as në 25 për qind me i realizuar shpenzimet kapitale, projektet. Po e ka fryre shifrën duke i vendosur edhe shpronësimet, ato shpronësimet nuk janë projekte. Është shumë në disahamroni me pritjet e qytetareve edhe me besimin e qytetar që i kanë dhënë. Komuna e Gjilanit e cila ka qenë ndër komunat me të zhvilluara në të gjitha komunat e tjetra, tash e kemi në komunën më të pa zhvilluar, më jo transparente”, ka thënë ai.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bujar Nevzati, e ka quajtur qeverisjen e VV-së si më të dobëtën që ka pasur ndonjëherë Gjilani. Ai shtoi se “kryetari bën shumë fjalë dhe filma, por nuk ka bërë punë konkrete për qytetarët e Gjilanit”.

“Qeverisja e Alban Hysenit, në fakt qytetaret e thonë më mirë por ne mund të themi që më shumë mund të bëjmë politikë, por nuk është e vërtete nuk ka përmbush as një rezultat edhe projektet që i ka filluar në vitin 2022, edhe 2023 edhe 2024 projektet i kanë mbetur në gjysmë. Edhe po të kishim miratuar buxhetin më herët jemi të bindur se do të vije fundi, ky fjalë ka shumë, filma bënë, din më bë filma shumë, po punë konkrete nuk ka bërë për qytetaret e Gjilanit. Na vjen keq po realisht qytetar e Gjilanit kryetra më të dobët nuk ka pasur”, ka thënë ai.

Përballë këtyre kritikave, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbrojtur punën e tij, duke thënë se përqindja e realizimit të premtimeve është e lartë ku sipas tij, deri tani janë realizuar rreth 80% e premtimeve dhe se qeverisja e tij ka arritur të përmbyllë edhe sfida të mëdha financiare.

Ai ka shtuar se ka edhe shumë punë të tjera që janë realizuar të cilat edhe nuk kanë qenë premtime elektorale.

“Deri në qershorin e viti 2024 kur është bërë vlerësimi i fundit nga Instituti GAP për përmbushjen e premtimeve nga kryetarët e komunave, nga 109 premtime në total, prej të cilave disa janë të diskutueshëm dhe jemi duke u munduar që ti heqim nga lista për ne sepse ne nuk i kemi thënë. Ne i kemi përmbushur nga 109 premtime i kemi përmbush ose kemi filluar që ti përmbushim ose gjysmë të përmbushura i kemi rreth 80 për qind prej tyre. Pra nëse shikohet nga premtimet që i kemi dhënë, jemi te 80 për qind për më pak se tri vite. Ndërkohë për pjesën e mbetur tash ne kemi realizuar në pjesë të madh të atyre premtimeve që i kemi dhënë që besoj që deri në fundi do të mbërrimë ose deri 100 për qind ose mbi 90 për qind. Pra në kuptimin e pretimeve jemi larg asaj që e thonë, ndërkohe Është punuar shumë më shumë se sa ne kemi premtuar”, ka thënë Hyseni për Ekonomia Online.

Ai ka shtuar se qeverisja e tij ka paguar 11 milionë euro borxhe, edhe pse nuk ka qenë premtim elektoral, dhe se është përballur me sfida financiare të mëdha që janë trashëguar nga qeverisjet e kaluara.

“Premtim zgjedhor nuk e kemi pasur 11 milion euro borxhe që ti paguajmë, po i kemi paguar. I kemi trashëguar 26 milion euro borxhe prej të cilave 12 borxhe obligative dhe të detyrueshëm, prej 11-12 sa i kemi pasur obligative i kemi paguar 11, na mbete edhe një milion tjetër shtesë për tu paguar dhe jemi ballafaquar me situata shumë të vështira”, ka thënë ai.