Peci nis javën me një nënshkrim që do t’i gëzojë bujqit

Peci nis javën me një nënshkrim që do t’i gëzojë bujqit

Ekonomia February 24, 2025 - 10:04

Dy javë pasi doli të jetë njëri nga politikanët më të votuar në vend, Faton Peci tani u është rikthyer angazhimeve në ministri.

Peci ka njoftuar sot se brenda dy javësh do të hapet thirrja për aplikim në Programin e Pagesave Direkte/Subvencione 2025.

“Të dashur fermerë, brenda dy javësh hapet thirrja për aplikim në Programin e Pagesave Direkte/Subvencione 2025! Këtë vit kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës dhe meritokracisë, pasi procesi i subvencionimit do të monitorohet me teknologjinë më të avancuar, përfshirë imazhet satelitore të fundit. Kjo do të mundësojë një verifikim milimetrik të çdo prone bujqësore, duke siguruar një proces të drejtë dhe eliminimin e çdo tentative për abuzim. Mbështetja për fermerët tanë vazhdon! Prandaj, ju ftoj që pas dy javësh të aplikoni në mënyrë korrekte dhe të përfitoni nga ky program”, shkruan Peci në njoftim.