
Minimi i tetë, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë - Dollc
Ekonomia
February 24, 2025 - 08:00
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se segmenti i rrugës Kijevë - Dollc do të bllokohet për qarkullimin e automjeteve.
Ndërprerja e trafikut do të bëhet sot në intervalin kohor nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.
Sipas njoftimit të Ministrisë, bllokimi është i nevojshëm për realizimin e minimit të 8-të, një procedurë që kërkon ndërprerjen e trafikut për arsye sigurie.
Pas përfundimit të minimeve dhe pastrimit të zonës, rruga do të hapet për qarkullim.
Për drejtuesit e mjeteve dhe ata që udhëtojnë në këtë segment, rekomandohet të kërkojnë rrugë alternative gjatë periudhës kur do të jetë bllokuar segmenti Kijevë - Dollc.