
Qytetarët të alarmuar nga rritja e çmimeve, kërkojnë ndërhyrjen e shtetit
Thirrje për bojkot të supermarketeve po bëhen tash e dy javë.
Arsye e vetme për këtë janë çmimet e larta që tashmë janë bërë të paapërlallueshme për xhepin e qytetarit.
E duket, që këtë vit inflacioni është rritur në muajin janar, sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
“Janar 2025 / Janar 2024 1,5 % Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,5 % në muajin Janar 2025 krahasuar me muajin Janar 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (14,6%), vajrat dhe yndyrat (8,3%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (6,1%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (5,4%), shërbimet financiare (5,2%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5,1%), mishi (4,6%)” thuhet nga ASK-ja.
E se më këtë ngritje të çmimeve është e pa mundur të mbijetohet e thonë nga Shoqata e Konsumatoreve.
“Nuk do koment nëse kemi parasysh faktin se dikur 30 % i qytetarit konsumator dhe familjeve konsumatore të varfra ka katër vite që kanë falimentuar. Ndërsa edhe shtresa e ashtuquajtur e mesme rrezikohet nga falimentimi.01:53-02:31. Nëse e llogarisim vetëm shportën shporta shkon konform reklamave që po behën dhe unë nuk dua ti apostrofoj varësisht 300 deri në 500/ 600 euro dhe të pakta janë ato familje që i kanë sot 300 deri në 600 euro sa për ekzistencë mujore me artikuj themelor ushqimor”, tha Selatin Kaçaniku.
Edhe ekonomisti Safet Gerxhaliu, thotë që ngritja e çmimeve është shndërruar në një problem tek qytetarët e Kosovës dhe se shtrenjtimi i produkteve do të vazhdoj.
“Po e them me shumë shqetësim se pritet që edhe në të ardhmen të ketë ngritje të çmimeve. E them këtë bazuar në faktin që Kosova është një shtet i varur nga importi, vetë fakti që më tepër se 85 % janë import. Kosova importon edhe inflacion të heshtur besoj që është koha që institucione të jenë më aktive në rend të parë për të monitoruar tregun përmes inspektorëve të tregut”, tha Gërxhaliu.
Se ngritjet e çmimeve po i bëjnë të vështirë jetesën e thonë vet qytetarët.
“Çdo ngritje e çmimit është e vështirë për konsumatorin e qytetarin edhe ajo nuk i afekton të gjithë njerëzit njësoj sepse ka struktura të ndryshme në Kosovë”, tha qytetari Muharrem Kasumi.
Kurse qytetari Enver Asllanaj, krahason çmimet e Kosovës me ato të Zvicrës.
Si shqetësues e sheh edhe çmimin e energjisë elektrike.
“Njësoj çmimet po më doket si këtu e si atje. Paramendo dikush që i ka 600 euro në muaj unë s’di qysh mundet mi dhanë për rrym 1/3 , s’di me çka jeton ai pastaj. Këtu është problem i madh”, tha qytetari Enver Asllanaj.
E një qytetar tjetër fajin për ngritje të çmimeve e hedh tek shteti.
“Shteti duhet me shku kontroll ditë për ditë, për shembull ku e ke marrë këtu artikull. E kam marr në X vendi, a i ki dëshmitë po, sa e ke marrë 5 euro sa pe shet 10 euro jo zotëri”, tha Feriz Berisha.
Ngritje të çmimeve kishte dhe në mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,0%), veshje (2,9%), duhani (2,9%), perimet (2,5%).