Rritet për mbi 78% eksploatimi i xeheve në minierën e Stan Tergut

Rritet për mbi 78% eksploatimi i xeheve në minierën e Stan Tergut

Ekonomia February 19, 2025 - 19:19

Kompania Trepça ka njoftuar se gjatë muajit janar të këtij viti ka pasur një rritje të lartë të ekspoatimit të xehëve nga miniera e Stan Tergut, në krahasim me janarit e vitit 202

Gjatë muajit janar 2025 nga miniera e Stan Tergut janë eksploatuar 12,831.00 ton xehe, krahasurar me muajin janar 2024, kur nga kjo minierë janë eksploatuar 7,203.00 ton xehe.

Sipas Trepçës, ka një rritje prej 78.13%, transmeton Zeri.info.

“Kjo do të thot se gjatë muajit janar të vitit 2025, nga kjo minierë ka pasë eksploatim më të lartë të xehes për 5,628.00 t në karahasim me eksploatimin e xehes gjatë muajit janar 2024 ose shprehur në përqindje 78.13 %”, thuhet në njoftim. /Zëri

Image