
Qytetarët ankohen për ngritje të çmimeve të produkteve ushqimore
Ekonomia
February 16, 2025 - 08:29
Për ngritje të çmimeve të produkteve ushqimore, qytetarët po ankohen duke thënë se çmimet janë të papërballueshme.
Çmimet e produkteve ushqimore, qytetarëve po u duken të larta.
Qytetarët që kishin ndaluar për të blerë gjësende ushqimore në tregun e gjelbër, thanë për RTK-në se këto çmime janë të papërballueshme për ta.
Se ka ngritje të çmimeve e pohon edhe njëri nga tregtarët. Sipas tij, për dikë kjo ngritje është e përballueshme e për dikë jo.