Murati reagon ndaj Hamzës: Kur ishe në Qeveri rrogat u rritën katër për qind
Foto: Laura Hasani

Murati reagon ndaj Hamzës: Kur ishe në Qeveri rrogat u rritën katër për qind

Ekonomia February 04, 2025 - 22:00

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ditë më parë u shpreh se ndihet i brengosur nga rritja e çmimeve e ndërsa pagat ende janë të vogla.

Për ta kaluar këtë situatë ai premtoi rritje të pagave deri në 50 për qind për çdo punëtor të sektorit publik, shkruan Zeri.info.

Hamza në një video të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook mes tjerash tha “Pagat e të gjithë punëtorëve në sektorin publik do të rriten për 50 për qind. Puna juaj do të vlerësohet drejtë. Ekonomia mundet ma mirë, vetëm nëse shteti i mbështet qytetarët dhe familjet e tyre. Pagat e të gjithë punëtorëve në sektorin publik do të rriten për 50% dhe puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë”.

Por, ndaj kësaj deklarate e premtimi ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati ka kujtuar kohën kur Hamza ishte ministër i financave dhe që ka rritur pagat vetëm 4 për qind.

“Bedri Hamza në fushatë: do t’i rris pagat 50%.

Bedri Hamza në Qeveri: rritje e pagave 4%.”, shkroi Murati në Facebook. /Zëri