Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Foto: Laura Hasani

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomia February 01, 2025 - 15:23

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë që këtë vit do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit.

Sipas Muratit, kjo po ndodhë për herë të parë, pas 25 vitesh.

“Pas faturave të energjisë elektrike, sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për 4 komunat veriore të vendit. Për herë të parë pas 25 vitesh”, ka shkruar ministri.

Ai tutje ka thënë “Falënderoj stafin e MFPT si dhe stafin e komunave përkatëse për punën e palodhshme në realizimin e kësaj arritjeje”