Durmishi: Inspektorati i Tregut të analizojë çmimet e produkteve në gjashtë muajt e fundit
Foto: Laura Hasani

Durmishi: Inspektorati i Tregut të analizojë çmimet e produkteve në gjashtë muajt e fundit

Ekonomia January 31, 2025 - 21:30

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi sot paralajmëroi masa rigoroze për tregtarët të cilët në periudhën e fundit 6 mujore i kanë rritur çmimet e produkteve ushqimore në mënyrë enorme.

Ai gjatë takimit të sotëm me qytetarët, në përkrahje të bojkotit të supermarketeve tha se Inspektorati i Tregut është duke bërë analizë në tregjet e të gjitha qyteteve dhe pas përfundimit të saj të gjithë tregtarër që keqpërdoruan do të sansionohen.

“Ne si qeveri kemi përkrahur, njëkohësosht kemi kërkuar nga inspektorati i tregut të analizon të gjitha çmimet në të gjitha tregjet e qyteteve, të merr analizën për këto 6 muajt e fundit dhe pasi të kompleton komplet kontrollin do të vijë me informata deri tek qeveria dhe deri tek ministria e ekonomisë dhe punës dhe pastaj do të shohim hapat të cilat do ti ndërmarim do të jenë hapa më rigoroz vetëm për tiu dale në ndihmë qytetarëve dhe për të ruajtur standardin jetësor të tyre”, tha Durimishi.

Duke iu referuar masave të fundit të sjellura nga vetë sektori i biznesit Durmishi tha se nuk e kanë dhënë efetkin e duhur, atë të cilin ata e prisnin.