Dalin me rritje pagat e sektorit publik

Dalin me rritje pagat e sektorit publik

Ekonomia January 31, 2025 - 15:26

Pagat në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit sot janë ekzekutuar me rritje.

Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ashtu siç e patëm prezantuar në tetor të vitit të kaluar bashkë me Kryeministrin Kurti, rritja e pagave do të bëhet për të gjithë duke e shtuar një njësi koeficienti, apo 110 euro shtesë. Rritja bëhet në dy faza, ku faza e parë me 55 euro rritje e pagës bruto fillon së aplikuari në muajin janar - pra sot”.

“Dhe faza e dytë e rritjes me 55 euro të tjera bëhet në muajin korrik, për ta kompletuar kështu rritjen prej 110 eurove bruto për të gjithë pagëmarrësit e buxhetit”, ka njoftuar Murati. /Zëri