Bie numri i familjeve që marrin asistencë sociale
Foto: Laura Hasani

Bie numri i familjeve që marrin asistencë sociale

Ekonomia January 21, 2025 - 15:59

Sipas të dhënave të fundit, në vitin 2024 ka rënie të numrit të pensioneve në disa kategori, përfshirë edhe asistencën sociale.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në dhjetor të vitit vitit 2024 janë gjithësej 18,121 që ishin nën asistencë sociale, në krahasim me dhjetorin e vitit 2023 kur me sociale ishin 20,379,

Sipas ASK-së, gjatë dhjetorit të vitit 2024 pati një rënie për 11.1% të familjeve që marrin asistencë sociale, raporton Zeri.info.

“Në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet e Trepçës (-20,8%); skema për pensionet invalidore (-14,9%); skema e ndihmës sociale (-11,1%); skema për pensionet familjare (-3,9%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-2,1%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,7%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-1,3%)”, thuhet në njofitmin e ASK-së.

Rritje të numrit të pensioneve në disa kategori të tjera.

“Në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara(14,5); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (11,9%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,1%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,9%); skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (2,9%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (2,9%); skema e pensioneve bazike të moshës (2,9%); skema për veteranët e luftës (0,3%)”, thotë ASK-së./Zëri