Hapet thirrja për ndërmarrjet e vogla e të mesme për grante
Foto: Laura Hasani

Hapet thirrja për ndërmarrjet e vogla e të mesme për grante

Ekonomia January 21, 2025 - 10:40

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se në bashkëpunim me GIZ Kosova ka hapur thirrjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të shprehur interesimin e tyre për Skemën e Granteve LOT 3.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, kjo nismë synon të promovojë dhe forcojë qëndrueshmërinë, inovacionin dhe punësimin në zonat rurale, me mundësi bashkëfinancimi deri në 350 mijë euro.

Afati për aplikim do të jetë deri ë 25 mars të këtij viti, derisa u kanë bërë thirrje të gjithëve që të shfrytëzojnë mundësinë për të luajtur një rol kyç, siç kanë thënë ata, në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërtimin e komuniteteve rurale.