Rizvanolli: Ibër-Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse, pas 7 vjetësh me humbje
Foto: Laura Hasani

Rizvanolli: Ibër-Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse, pas 7 vjetësh me humbje

Ekonomia January 03, 2025 - 10:37

Pas shtatë vjetësh humbje, Ibër-Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse, ka thënë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, Rizvanolli ka prezantuar dy grafika, përmes të cilave paraqiten fitimet nga Ibër-Lepenci që nga viti 2019 dhe po ashtu edhe humbjet”.

Ibër-Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022 dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh në vitin 2025, pas së paku 7 vjetësh me humbje. Shifrat për vitin 2024 janë preliminare”, shkroi ajo.

Kanali i Ibër-Lepencit u sulmua më 29 nëntor në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut.