ATK-ja për një vit ua mblodhi mbi 3 milionë e 270 mijë euro tatime
A ishte gjatë 2024-ës më efikase Administrata Tatimore e Kosovës apo estrada kosovare shënoi rekord në fitime vitin që lamë pas?
Këtë pyetje ndoshta mund të parashtrojmë kur të shohim numrat, apo thënë saktësisht shifrat e eurove që kanë paguar këngëtarët në Kosovë si tatim shtetit, shkruan telegrafi.
Janë plot 3 milionë e 272 mijë euro e 531 euro që kategoria e estradës ka derdhur në buxhetin e shtetit në formë tatimesh të detyrueshme përgjatë periudhës janar – dhjetor 2024.
Administrata Tatimore e Kosovës
Kur këtë vlerë e krahasojmë me vitet paraprake, del se kësaj radhe, ka një dallim substancial pozitiv me vlerën e paguar. Këtu duket se janë dy arsye: Nën 1, rritja e efikasitetit të Administratës Tatimore dhe nën 2, rritja e fitimeve të këngëtarëve që performojnë me të madhe gjatë vitit në evente të ndryshme, sidomos gjatë verës dhe fundit të vitit.
Lexo po ashtuVerë ‘e majme’ për estradën kosovare: 10 milionë euro qarkullim veç për tre muaj, ATK i dënoi 329 herë
Rikujtojmë që në vitin 2023, nga e njëjta kategori, Administrata Tatimore e Kosovës kishte mbledhur 2 milionë e 767 mijë euro, pra gjysmë milioni më pak.
Një vit më herët, më 2022, shumë e mbledhur ishte 2 milionë e 407 mijë euro.
Pagesat e tatimeve nga këngëtarët
E në vitin 2021, kur ishte periudhë pandemie dhe kishte në fuqi ende restriksione, ishin mbledhur pak mbi 900 mijë euro tatime nga estrada.
Rezultatet në ngritje të ATK-së sivjet në mbledhjen e tatimeve nga estrada, vërehen edhe në statistikën e përgjithshme.
Lexo po ashtuTë gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Sipas të dhënave, këtë vit në total janë mbledhur 950 milionë euro tatime, apo 100 milionë më shumë se viti i kaluar.
Në tërë historikun e saj 25 vjeçar, ATK ka mbledhur 8.3 miliardë euro.