Është bërë shprehi, kosovarët vazhdojnë të injorojnë centat e kusurit

Është bërë shprehi, kosovarët vazhdojnë të injorojnë centat e kusurit

Ekonomia January 02, 2025 - 09:51

Në shumë raste qytetarët kosovarë nuk marrin kusurin me centa nga blerja e produkteve. Kusuri i centave për ta duket shpeshherë i pavlefshëm. Kjo fillon zakonisht nga mos kthimi i kusurit 1,2 e 5 cent.

Ligji për mbrojtjen e konusmatorit e rregullon mbrojtjen e së drejtës themelore pranë blerejs por kjo në vendin tonë nuk respektohet aq shumë.

Përfaqësuesi i shoqatës për mbrojtjen e konsumatorit Selatin Kaçaniku, ka thënë se bazuar në të dhënat del se çdo vit konusmatorët humbin 50 milionë euro.

“Kaherë e pata bërë një matje aproksimative me ç’rast më doli se rreth 50 milionë euro treten humbin / abuzohen nga e drejta dhe nga xhepi i qytetarit konsumator, edhe taksapagues.

Tani kjo shifër është më e lartë sepse numri i transaksioneve është shtuar edhe trajtat e abuzimit me kusur janë rritur. Imagjinoje dëmin për shtetin dhe kombin nëse kemi parasysh faktin se me 50 milionë euro mund të hapen minimum 5000 vende pune.

Nëse këtë numër e shumzojmë me 25 vite të pasluftës dalin 125.000 vende pune të humbura – mbi të cilat të gjitha legjislacionet qeveritare kanë shkelur pa mëshirë, pa dhënë lllgari…plotësisht të pa vullnetshëm e të pandërgjegjëshëm ndaj premtimeve dhe obligimeve mandatore. Po të njëjtit do të na e kërkojnë.sërish votën?! Nëse i llogarisim edhe fitimet nga qeset, nga lobimi “i blerë” me donacione e subvencione të cilat poashtu i paguan blerësi i fundit – qytetari konsumator…del se as lapsi as kalkulatori nuk e llogaritë dot fitimin / abuzimin / zhvatjen”, tha Kaçaniku. /IO