Murati njofton se ata që s’i duan shtesat prej 100 eurove mund të heqin dorë

Murati njofton se ata që s’i duan shtesat prej 100 eurove mund të heqin dorë

Ekonomia December 25, 2024 - 15:09

Ministri i Financave Hekuran Murati ka lëshuar sot një njoftim paksa të çuditshëm në lidhje me shtesat e njëhershme prej 100 eurove për fëmijët deri 16 vjeç dhe pensionistët.

Murati ka thënë se këto shtesa janë mirëpritur nga shumë qytetarë, por sipas tij ka pasur edhe prej atyre që s’i duan ato, e për ata ka mundësuar të heqin dorë nga këto shtesa, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë.

Por ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do të duhej t’i merrnin, sepse nuk kanë nevojë.

Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online, ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim:

https://see.rks-gov.net

Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë.

Andaj mos hezitoni ta ndani edhe me ta këtë formular.