Vlera e Bitcoinit shkon në mbi 106.000 dollarë
Ekonomia
December 16, 2024 - 08:40
Bitcoini u rrit në një nivel rekord mbi 106,000 dollarë të hënën.
Rritja e radhës vjen pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump bëri të ditur se ai planifikon të krijojë një rezervë strategjike të bitcoin në SHBA.
Kjo supozohet të ishte e ngjashme me rezervën e saj strategjike të naftës.
Bitcoini, kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, arriti vlerën maksimale prej 106,533 dollarësh.
Bitcoin dhe kriptovalutat tjera kanë “katapultuar” në qendër të vëmendjes ndërsa investitorët presin që administrata e ardhshme e Trumpit do të sjellë një mjedis rregullator më miqësor.
Ndryshe, Bitcoini është rritur 192% për këtë vit.