KESCO importoi mbi 3.5 milionë euro rrymë, nga dhjetori për çdo ditë rreth 1.5 milionë
Foto: Laura Hasani

KESCO importoi mbi 3.5 milionë euro rrymë, nga dhjetori për çdo ditë rreth 1.5 milionë

Ekonomia December 13, 2024 - 16:14

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO, ka thënë se për shkak të zvogëlimit të prodhimit në mënyrë të papritur nga KEK-u, për sot dhe një pjesë për nesër kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro.

Sipas njoftimit të KESCO-s,bëhet e ditur se kërkesa e konsumatorëve për energji elektrike aktualisht po shkon në mbi 1 mijë e 100 MWh.

“Padyshim, që në këto rrethana kur kërkesa për konsum është më e lartë, këtë gep mes kërkesës dhe prodhimit vendor ne duhet ta importojmë për të siguruar furnizim për konsumatorët tanë”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.

po adhu sipas njoftimit të KESCO-s thuhet se që nga fillimi i këtij muaji kanë importuar mesatarisht 1.5 milion euro për çdo ditë.