ATK-ja me 883.6 milionë euro tatime të mbledhura për 11 muaj

ATK-ja me 883.6 milionë euro tatime të mbledhura për 11 muaj

Ekonomia December 03, 2024 - 15:18

ATK-ja ka bërë të ditur se janë 883.6 milionë euro tatime të mbledhura deri me 30 nëntor të këtij viti.

Sipas ATK-së, kjo vlerë e të hyrave është tregues i fuqishëm i punës profesionale të stafit të Administratës Tatimore, e cila pa dyshim shtetit i garanton stabilitet financiar e ekonomik.

Të hyrat e inkasuara për këtë periudhë janë hiç më pak se 90.7 milionë euro, ose 11.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Se ka performancë të jashtëzakonshme, këtë së fund e ka vlerësuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar - FMN, sipas të cilëve ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët është më lartë se vendet në zhvillim, si dhe në 5 nga 8 indikatorët është mbi mesataren e vendeve të zhvilluara”.

“Sipas FMN-së, ATK-ja ka bërë përparim të dukshëm në krijimin e një sistemi tatimor funksional, në ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe në forcimin e planifikimit strategjik, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe funksionet themelore të Administratës Tatimore. Mbledhja e të hyrave si në vlerë e po ashtu edhe si përqindje të BPV-së, tregon një trend të vazhdueshëm të rritjes”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Zëri