KEK-u e ndal njësinë “B1” për dy ditë
Foto: Laura Hasani

KEK-u e ndal njësinë “B1” për dy ditë

Ekonomia December 02, 2024 - 11:31

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas mesnatës “është ndalur” njësia “B1” “sipas një planifikimi të mëhershëm”.

KEK-u tha në një njoftim dërguar mediave se gjatë dy ditëve “do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve”.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se sonte, në minutat e para pas mesnate, është ndalur njësia ‘B1’, sipas një planifikimi të mëhershëm. Gjatë kësaj ndalese të shkurtër dyditore do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve. Ky proces pritet të përfundojë nesër gjatë ditës dhe njësia do të kthehet në prodhim në mbrëmje, rreth orës 20:00”, thuhet në njoftim.

Kjo ndalesë KEK-u thotë se “është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike”.