Durmishi: Ulje të çmimeve për mbi 600 produkte për Vitin e Ri në Maqedoninë e Veriut
Foto: Laura Hasani

Durmishi: Ulje të çmimeve për mbi 600 produkte për Vitin e Ri në Maqedoninë e Veriut

Ekonomia November 28, 2024 - 15:57

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, njofton se nga marsi i vitit të ardhshëm do të rritet paga minimale. Ai përmes këtij vendimi ka bërë të ditur se angazhohet për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Durmishi theksoi se në javën e parë të dhjetorit do të mbahet Këshilli Ekonomik Social, në të cilin, siç paralajmëroi, do të diskutohet për rritjen e pagës minimale.

Durmishi bëri të ditur se është vazhdimisht në kontakt me odat ekonomike, sindikatat, tregtarët dhe prodhuesit.

“Sipas ligjit, llogaritjet do të bëhen në mars dhe do të shihet se sa do të jetë paga minimale. Buxheti parashikon mjete për rritjen e pagës minimale, por do të shohim se sa do të jetë në janar dhe shkurt.

Qytetarët do të njoftohen javën e ardhshme. Përgatitja për shportën e Vitit të Ri është drejt fundit, më shumë se 600 produkte janë planifikuar të mbulohen nga kjo masë, por më shumë detaje do t’ju japim javën e ardhshme sepse shporta është planifikuar të shpallet diku të enjten ose të premten”, tha Durmishi./telegrafi