Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë

Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë

Ekonomia November 26, 2024 - 16:39

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë kushte që bashkatdhetarët tanë, biznesmenë të suksesshëm në vende të ndryshme të botës, me kapitalin, përvojën dhe njohuritë e tyre të jenë prezentë në Kosovë, të investojnë, të punojnë dhe së bashku ta zhvillojmë vendin tonë.

Hamza ka postuar një video në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, nga tubimi i tij i së dielës me mërgimtarët në Këln, nga të cilët ka kërkuar që deri më 26 dhjetor të regjistrohen për të pasur të drejtë të votojnë në ambasadat e Kosovës.