Hajdari: Në tri vitet e fundit 41 mijë biznese të regjistruara
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se vetëm për tri vitet e fundit në Agjencinë për Regjistrimin e Bizeseve janë 41 mijë biznese të regjistruara.
Derisa foli për javën e ndërmarrësisë tha se është një javë që shënon një festë për inivatorët që idetë e tyre kreative i sjellin në jetësim.
“Kur kam marr në fillim mandatin kam gjetur një shthurje të proceseve të Ministrisë së Industrisë ku politikbërja dhe ekzekutimi nuk ishin te strukturuara mirë dhe që nuk ekzistonin politika sektoriale për sektorin privat. Gjatë këtij mandati kemi hartuar strategjitë për industri, e para industriale me vizion deri në vitin 2030, Strategjia e Turizmit, dhe në proces është Strategjia për Investime, për Politikat Tregtare po ashtu dhe Strategjia për Inovacion e Ndërmarrësi. Të gjitha këto strategji dëshmojnë që sektori privat ka potencial të pashpalosur”, tha ministrja në intervistë në RTK.
E pyetur se çfarë u ofron shteti atyre që duan të hapin një qendër inovative, tha se u ofron hapësirën, zgjeron hapësirën në investimet kapitale dhe shteti u ofron edhe skemat e përkrahjes përmes granteve.
“Tashmë kemi një skemë që ka përfunduar aplikimi, pritet edhe 100 inovator të vijnë në listën përfituese”, tha ajo.
Hjadari foli edhe për kritikat e Odës Ekonomike të Kosovës, tha se Oda Ekonomike e ka për mision të kritikojë këtë qeveri.
“Nuk befasohem me deklaratat e tij sepse në kohën kur Kosova renditet në shumë raporte botërore si vendi më i sigurt për të investuar ai del me deklaratë se Kosova nuk ka siguri për të investuar”, tha ajo.
Hajdari tha se nuk ka politika fiskale në Ballkanin Perëndimor më të mira se në Kosovë.
“Po cilat janë politikat fiskale në Ballkanin Perëndimor se në Republikën e Kosovës kur ke një taksë korporatave vetëm 10 për qind. A duhet të gjitha të shkojnë në zero sipas kësaj perspektive, sipas Odës Ekonomike, apo duhet shteti të forcohet dhe të ketë një stabilitet për të bërit biznes”, tha ajo.
E pyetur se cila është marka më e njohur ndërkombëtarë që erdhi në Kosovë gjatë këtij mandati, ajo tha se sot erdhi marka e njohur ndërkombëtare suedeze “Volvo” që tha se në Kosovë solli veturën e parë në Ballkanin Perëndimor me një inteligjence artificiale që ofron më shumë siguri dhe mbrojte të ambientit. “Ardhja e një marke multikombëshe në Kosovë me traditë suedeze tregon shumë për vendin tonë sa i sigurt është”, tha ajo.