“Trepça” largon edhe një punëtor
Ndërmarrja “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës një punëtori me inicialet A.A.
Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrjeje, deri tek ky vendim ka ardhur pasi thuhet se i njëjti ka bërë shkelje të rëndë të detyrave të punës.
“Më datën 15.11.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e A.A. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, nga Neni 10, paragrafi 1, nënparagrafi 1.27 i Rregullores me nr. prot: 2906 të dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të ‘Trepçës’ SHA, për shkak se i njëjti që nga data 02.10.2024 ka munguar në punë. Andaj, Komisioni Disiplinor ka sjellë vendim me nr. të prot. 7221 të dt. 20.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për A.A.”, thuhet në njoftim.
Për arsye të ngjashme, “Trepça” ka marrë masa të njëjta edhe për punëtorë të tjerë në të kaluarën.