Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së shpejti projektin dhe dizajnin i bën pala maqedonase
Foto: Laura Hasani

Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së shpejti projektin dhe dizajnin i bën pala maqedonase

Ekonomia November 18, 2024 - 14:37

Kryeministri Albin Kurti tha se tuneli që thotë se do ta lidhë Prizrenin me Tetovën do të nisë të ndërtohet “së shpejti”.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij maqedonas, Hristjan Mickoski në Prishtinë, ai tha se projektin dhe dizajnin e tij e bën pala maqedonase.

“Sa i përket tunelit, ai pritet të fillojë së shpejti, me ç’rast marrëveshjet janë miratuar, buxheti është ndarë dhe ka filluar me rrugë nga ana e Kosovës ndërtimi”, tha Kurti.

“Pra, ndërtimi i rrugës ka nisur në anën e Kosovës. Projekti i tunelit pritet të përfundojë së shpejti, ndërkaq projektin, dizajnin do ta bëjnë pala maqedonase”, shtoi ai.