Në kuadër të reformës sociale, Qeveria lanson mbështetjen e punësimit
Foto: Laura Hasani

Në kuadër të reformës sociale, Qeveria lanson mbështetjen e punësimit

Ekonomia November 15, 2024 - 09:48

Lansimi i Masës për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga pilotimi i reformës së asistencës sociale do të bëhet sot, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ngjarje, që pritet të fillojë në orën 13:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, do të marrin pjesë kryeministri i vendit Albin Kurti, si dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Po ashtu i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci.