Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin kundër shpëlarjes së parave
Ekonomia
November 13, 2024 - 11:50
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së mërkurës, ka miratuar plotësim/ndryshimet në Ligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ndryshimet në këtë Ligj janë të nevojshme për procesin integrues në Bashkimin Evropian. Ndryshimet, siç ka thënë Murati, janë bërë sipas direktivave të BE-së.
Gjatë mbledhjes gjithashtu u miratua edhe shpronësimi i pronave për ta zgjeruar rrugën QMI – Lipjan nga dy në katër korsi.
U miratua edhe shqyrtimi i draftit të strategjisë sektoriale të shëndetësisë 2025 – 2030.
Gjithashtu, u miratua edhe shqyrtimi i draftit të raportit nëntëmujor financiar të buxhetit të Kosovës për vitin 2024.