Bajrami: Kriza ekonomike s’e preku Kurtin, ka mundësi që s’i di as çmimet në markete
Foto: Laura Hasani

Bajrami: Kriza ekonomike s’e preku Kurtin, ka mundësi që s’i di as çmimet në markete

Ekonomia November 13, 2024 - 09:09

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se qeveria “Kurti” përmes inflacionit ka varfëruar qytetarët e Kosovës.

“Kurti dhe Qeveria e tij edhe në kurriz të inflacionit kanë varfëruar xhepat e qytetarëve, inflacionit edhe sipas ekonomistëve dhe nobelistëve është mënyra më e lehtë për me marrë paren e qytetarëve dhe me dërgu në arkën e buxhetit të shtetit, këto mjete nuk i ka kthy në shërbime se ka përmbush asnjë zotim”, tha Bajrami.

Ajo tutje ka shtuar se “Krizën ekonomike nuk e ka ndje Albin Kurti e as Hekuran Murati, krizën e ka ndje qytetarët, kriza nuk e ka prek atë, ai është në xhipin e zi dhe ka mundësi që nuk i di as çmimet në markete”. /Rtv21