Bitcoini “fluturon” drejt vlerës 90.000 dollarë, pak ditë pas fitores së Trumpit
Bitcoini qëndroi në prag të 90.000 dollarëve të martën, duke kaluar në një valë euforie që nga zgjedhja e Donald Trumpit si president i SHBA-së.
Sipas mediave të huaja, kriptovaluta më e madhe në botë është bërë një nga “më tërheqëset” gjatë javës që nga zgjedhjet dhe arriti në 89,637 dollarë në Azi.
Kjo vlerësohet si një rritje prej më shumë se 25% që nga 5 nëntori.
Ajo po rritet së bashku me prodhuesin e makinave të Elon Musk, Tesla, që ka shënuar një rritje gati 40% që nga rezultatet e votimit, ndërsa investitorët mendojnë se miqtë dhe interesat e Trumpit do të funksionojnë mirë derisa ai të jetë në detyrë.
Trumpi “përqafoi” asetet digjitale gjatë fushatës së tij, duke premtuar se do t’i bënte Shtetet e Bashkuara “kryeqytetin e kriptove të planetit” dhe për të grumbulluar një rezervë kombëtare Bitcoin.
Nuk është e qartë se si dhe kur mund të ndodhë kjo, por mundësia shkaktoi “një rritje në minierat dhe tregtimin e kriptove”.