Muja për buxhetin e vitit të ardhshëm: Shpenzime 3.6 miliardë euro, 21.1% borxh në raport me GJDP-në
Foto: Laura Hasani

Muja për buxhetin e vitit të ardhshëm: Shpenzime 3.6 miliardë euro, 21.1% borxh në raport me GJDP-në

Ekonomia November 11, 2024 - 11:29

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, ka thënë se shpenzimet buxhetore të propozuara në kuadër të ligjit përfshijnë vlerën prej tre miliardë e 607 milionë eurove, duke thënë se mbështeten në të hyrat buxhetore në vlerë prej 3.3 miliardë eurove.

Image

“Nevoja për financim përfshin një bilanc negativ prej 300 milionë eurove. Borxhi i përgjithshëm bazuar në propozimin e Ligjit për ndarjet buxhetore 2025, deri në fund të vitit 2025 parashihet të jetë 21.1% në raport me GJDP-në”, tha Muja.

Image

Ai shtoi se shpenzimet pritet të jenë 1.2 miliard euro në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve, 916 milionë euro në paga dhe mëditje, 930 milionë euro për investime kapitale dhe 536 milionë euro për mallra dhe shërbime.

Image

Muja tutje shtoi se sipas këtij projektbuxheti, buxheti për nivelin qendror të jetë 2.8 miliardë euro, ndërkaq 788 milionë euro u dedikohen komunave.

Image