Kurti: Buxheti për vitin 2025, buxhet për familjet
Foto: Laura Hasani

Kurti: Buxheti për vitin 2025, buxhet për familjet

Ekonomia November 11, 2024 - 11:04

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur shqyrtimi i parë i Projektligjit për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë para deputetëve se buxheti për vitin 2025 është rritur për rreth 9% më shumë se i vitit të kaluar.

“Kam nderin të bëhem kryeministri i parë që prezanton buxhetin e katërt, për ta shënuar kështu edhe qeverinë e parë që e çon mandatin deri në fund. Buxheti për vitin është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro. 9% më i lartë se i vitit 2024. Ky buxhet për vitin 2025 është buxhet për familje. Asnjë qeveri nuk ka mbështetur si ne familjet”, tha ai.

Image

Tutje, kryeministri u shpreh se: “Kaluam shumë sfida globale dhe të brendshme, por për dallim nga të tjetër u siguruam që buxheti të orientohet ku kthimi ishte më i lartë”.

Kurti tha janë siguruar që buxheti të rritet nga viti në vit.

Image

“Jemi qeveria me numrin më të madh të personave të punësuar. Edhe pse u ballafaquam me kriza globale, në qeverisjet e kaluara edhe kriza e jashtme e ndikonte rritjen ekonomike”, potencoi ai.

Image