Rukiqi Muratit: Rritjen e të hyrave tatimore, në kurriz të xhepit të qytetarëve po ka dëshirë të na e shet si luftim i kontrabandës
Foto: Laura Hasani

Rukiqi Muratit: Rritjen e të hyrave tatimore, në kurriz të xhepit të qytetarëve po ka dëshirë të na e shet si luftim i kontrabandës

Ekonomia November 10, 2024 - 12:46

Berat Rukiqi nga LDK, ka reaguar ndaj postimit të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e kritikuar ashpër për deklaratat mbi rritjen e buxhetit të shtetit dhe luftën kundër kontrabandës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rukiqi ka shprehur mendimin se Murati po i “sheh gjërat në botën e dëshirave.”

Ai ka theksuar se dyfishimi i deficitit tregtar dhe rritja e importeve janë një tregues i humbjeve të mëdha për ekonominë e Kosovës.

“Dyfishimi i deficitit tregtar dhe rritja eskponenciale e importeve, duke kaluar mbi 5 miliardë euro, është një realitet i hidhur që Ministri Murati po përpiqet ta shet si sukses,” ka shkruar Rukiqi.

Rukiqi gjithashtu ka akuzuar Muratin për përdorimin e rritjes së të hyrave tatimore si një mjet për të mbuluar faktin se qytetarët janë duke paguar çmime më të larta.

“Rritja e të hyrave tatimore, në kurriz të xhepit të qytetarëve, është një politikë që nuk mund të mbulohet me propagandë,” ka shtuar ai.