Një “Copë” e Amerikës në Kosovë, “Slice” hapet sot në Prishtinë

Një “Copë” e Amerikës në Kosovë, “Slice” hapet sot në Prishtinë

Ekonomia November 07, 2024 - 08:37

Kompania e njohur dhe shumë e suksesshme amerikane “Slice” [shq. Copë], e cila ka fituar popullaritet të madh për shërbimet dhe produktet e saj, nga sot po hap dyert edhe në Prishtinë.

“Slice” është një markë që njihet në mbarë botën dhe u themelua nga shqiptari Ilir Sela, pas suksesit në Amerikë, tashmë ka një sukses të shënuar edhe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga sot do të nisë punën edhe në Kosovë, për të sjellë frymën amerikane në shtetin më të ri të Evropës.

Me këtë hap kjo markë amerikano-shqiptare synon të sjellë një frymë të re në tregun kosovar, por edhe do të gjenerojë mbi 100 vende pune.

“Slice” është një platformë teknologjike që synon të mbizotërojë hapësirën digjitale me markat më të mëdha dhe duke lidhur konsumatorët me piceritë e lagjeve.

Që nga themelimi në vitin 2010, “Slice” ka partneritet me mbi 20 mijë piceri në 50 vende në SHBA.

Hapja solemne e zyrës së “Slice” në Prishtinë do të mbahet sot prej orës 20:00 në zyrat e reja të saj në sheshin “Xhorxh Bush”. /Zëri