Sot pritet të shqyrtohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere pritet që sot ta shqyrtojë në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Sipas njoftimit, ky komision pritet të fillojë në orën 11:00, ku në rend dite ka edhe disa pika të tjera.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më 2.10.2024 dhe 9.10.2024;
3. Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023;
4. Votimi i Raportit vjetor financiar i KOSTT SHA për vitin 2023;
5. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim për Projektligjin nr. 08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror;
6. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit për Projektligjin nr. 08/L-291 për Gjykatën Administrative;
7. Shqyrtimi në parim i Projektligji nr. 08/L-328 për shërbimet e pagesave;
8. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025;
9. Shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale;
10. Të ndryshme.