Betteli premton rreth 25 milionë euro investime në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Betteli premton rreth 25 milionë euro investime në Kosovë

Ekonomia November 04, 2024 - 14:27

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel, pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka potencuar se synim i vendeve evropiane është të shmanget çfarëdolloj lufte në Ballkan.

Image

Betteli ka thënë se shteti i tij do të jetë çdoherë në krah me Kosovën me investime milionëshe.

“Ne dihet të bëjmë çmos që ta shmangim luftën. Nëse jemi të dobishëm do ta shmangim çfarëdo lufte dhe është detyrë jona. Kjo është arsyeja pse rajoni duhet ta ketë një perspektivë evropiane ,por jo pas 200 vitesh”, tha ai.

Image

Betteli tha se ky rajon ka vuajtur shumë prej vendimeve që i kanë ndërmarrë të tjerët.

Image

“Jam këtu që për ta ndihmuar Kosovën në fusha të ndryshme dhe do të jenë rreth 25 milionë euro investime, që do të këto projekte kreative e në sektorë të IT-së, sepse është e rëndësishme për situatën tuaj ekonomike”, ka thënë mes të tjerash ai.

Image