AUV: Produktet e brendit Coca Cola në Kosovë janë të sigurta, nuk kanë prezencë të metaleve
Foto: Laura Hasani

AUV: Produktet e brendit Coca Cola në Kosovë janë të sigurta, nuk kanë prezencë të metaleve

Ekonomia October 25, 2024 - 17:31

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka deklaruar se konsumatori ynë duhet të qëndroj i qetë nuk ka asnjë dyshim për produktet e brendit Cola Cola të cilat gjenden në vendin tonë.

Coca-Cola HBC Austria ka tërhequr miliona shishe plastike, pas shqetësimeve se disa produkte mund të përmbajnë metal.

Coca-Cola në shtetin austriak nisi tërheqjen e shisheve të mërkurën pasi kompania njoftoi se disa prej tyre mund të përmbajnë fragmente metali.

Mirëpo pijet e kësaj marke që importohen në Kosovë nuk janë të prekura nga ky zhvillim.

Kështu ka bërë të ditur për telegrafin zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi.

“Kosova nuk është e përfshirë në incidentin me prezencën e metaleve në pijen CocaCola”, ka deklaruar Thaçi.

Ai shton se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk ka pranuar asnjë njoftim-lajmërim nga Sistemi i paralajmërimit të hershem RASFF i BE-së se ka dyshim apo mund të jetë përfshirë vendi ynë në incident.

“Vendi ynë nuk është impaktuar nga prezenca e trupave-huaj hazardeve fizike në produktin Coca Cola”, deklaroi Thaçi.

“Lajmërimi vlen dhe kërkon tërheqje të produktit vetëm nga vendet të cilat janë dhënë në lajmërim, janë disa vende të BE-së, bëhet fjalë për llote prodhimi të shpërndara në këto shtete dhe vetëm për një lloj paketimi”, sqaron Thaçi.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), thotë se konsumatori ynë duhet të qëndroj i qetë nuk ka asnjë dyshim për produktet e këtij brendi të cilat gjenden në vendin tonë.