Rritet numri i veteranëve që marrin pensione
Ekonomia
October 24, 2024 - 11:59
Sipas statistikave, numri i veteranëve të luftës së UÇK-së ka shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në shtator të vitit të kaluar numri i përfituesve të pensionit të veteranëve ishte 36.852, ndërsa në shtator të këtij viti ky numër është rritur për 1.3%, pasi numri i veteranëve përfitues të pensionit është 37.334, raporton Zeri.info.
Kujtojmë se veteranët përfitojnë pension prej 170 eurosh, ndërsa nga janari do të përfitojnë nga rritja 20% dhe pensioni i tyre do të jetë 204 euro. /Zëri