Murati udhëton për në SHBA, pjesëmarrës në takimet vjetore të BB-së dhe FMN-së
Foto: Laura Hasani

Murati udhëton për në SHBA, pjesëmarrës në takimet vjetore të BB-së dhe FMN-së

Ekonomia October 22, 2024 - 11:17

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat mbahen në Washington DC.

Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat, si dhe shoqërisë civile të shteteve nga e mbarë bota.

“Gjatë qëndrimit në Washington DC ministri Murati pritet të takojë përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve të tjera që marrin pjesë në këtë ngjarje”, njoftoi Ministria e Financave. /Zëri