Hajdari: Sektorin privat synojmë ta fuqizojmë me rritjen e prezencës së produkteve në tregjet ndërkombëtare
Foto: Laura Hasani

Hajdari: Sektorin privat synojmë ta fuqizojmë me rritjen e prezencës së produkteve në tregjet ndërkombëtare

Ekonomia October 21, 2024 - 12:24

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka mbajtur konferencë për Ditën Botërore të Standardeve.

Me këtë rast ministrja Rozeta Hajdari ka deklaruar se standardizimi është mjet thelbësor për një të ardhme të qëndrueshme.

Ajo ka shtuar se me këtë qasje synojnë ta fuqizojnë sektorin privat, duke rritur prezencën produktet nga Kosova në tregjet ndërkombëtare.

“Standardizimi nuk është vetëm proces teknik, por mjet thelbësor dhe luan një rol të rëndësishëm dhe përparimin në zhvillimin e qëndrueshëm. Nga standardet mjedisore deri te standardet e cilësisë kuptojmë që këto standarde ndikojnë në një të ardhme më të mirë. Për këtë vit kemi lansuar edhe aplikacionin e standardeve ndërkombëtare”, deklaroi Hajdari.

Ajo ka theksuar se përmes strategjisë ne synojmë të transformojmë ekonominë tonë.

“Është një hap përfundimtarë drejtë një ekonomie të qëndrueshme, adaptimi i euro kodeve përfaqëson një tjetër aktivitet për vendin tonë. Përmirësimi i infrastrukturës kërkon standarde të larta që sigurojnë që këto standarde të respektohet. Me këtë qasje synojmë të fuqizojmë sektorin privat duke rritur produktet në tregjet ndërkombëtare. Ne presim që sektori privat dhe shoqëria të ndërtojë një ekonomi më të fortë për të ardhme të qëndrueshëm. Dhe për këtë na duhet edhe mbështetje e nivelit qendror, le të angazhohemi të provojmë standardet në një ambient më të sigurt dhe më të qëndrueshëm”, tha Hajdari.

Drejtoresha e Agjencisë Kosovare e Standardizimit, Qefsere Ajeti, ka theksuar se standardizimi e transformoi historinë e njerëzimit, si nevojë për një sistem të unifikuar global, qëllimi i së cilit është lehtësimi i shkëmbimit të produkteve në mbarë botën.

“Standardizimi është një ngjarje transformuese në historinë e njerëzimit, ngjarje e cila ka origjinën nga nevoja për një sistem të unifikuar global, qëllimi i së cilit është lehtësimi i shkëmbimit të produkteve dhe shërbimeve në mbarë botën. Standardet ndërkombëtare i konformitetit këtë viti fokusohet ne rëndësinë për mbështetje të teknologjive të përgjithshme të inovacionit. Qëllimi dhe avantazhet e standardizimit janë cilësia e produkteve, standardet sigurojnë cilësi të lartë dhe konsistencë në prodhim. Kjo rrit besimin e konsumatorëve dhe reputacionin e bizneseve”, deklaroi ajo.

Ndërsa Butrint Batalli, nga Këshilli Profesional i Standardizimit, ka theksuar se standardet shtojnë cilësinë e qëndrueshmërinë dhe kanë rëndësi të madhe në tregjet ndërkombëtare, duke krijuar mundësi të inovacionit.

“Rritja e vetëdijes është jetike për zbatimin dhe kuptimin e rëndësisë sepse është domosdoshme për vendin tonë. Standardet shtojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë dhe kanë rëndësi të madhe ndaj tregjet ndërkombëtare duke krijuar mundësi të inovacionit”.

“Është ndërlidhur një prej 17 objektivave që kanë të bëjnë me industrinë, inovacionin dhe infrastrukturës. Jemi duke jetuar në botën e teknologjike, andaj kohëve të fundit është bërë një unifikim në objektivave qëndrueshëm, pra promovimi i paqes mirëqenies për njerëzimin dhe planetin tonë. Dhe pikërisht standarde ndihmojnë në procesin e unifikimit duke krijuar siguri”, tha Batalli. /EO