Ejupi në SHBA takohet me afaristë, studentë e bashkatdhetarë - premton linja të reja ajrore drejt vendlindjes me çmime më të ulëta
Foto: Facebook

Ejupi në SHBA takohet me afaristë, studentë e bashkatdhetarë - premton linja të reja ajrore drejt vendlindjes me çmime më të ulëta

Ekonomia October 20, 2024 - 21:45

Afaristi i njohur kosovar dhe pronari i kompanisë “Eurokoha”, Remzi Ejupi po qëndron për vizitë në SHBA.

Ejupi ka treguar se gjatë vizitës në SHBA, ka pasur rastin të takohet me miq, afaristë, studentë e bashkatdhetar të suksesshëm në çdo fushë.

Ai ka përmendur edhe bisedat që ka pasur në fushën e turizmit, duke premtuar edhe mundësi për të shtuar linja ajrore më efikase e më të lira për bashkatdhetarët që jetojnë në SHBA.

Shkrimi i plotë i Ejupit, pa ndërhyrje:

Këto ditë jam duke qëndruar në SHBA, ku kam pasur rastin të takohem me miq, afaristë, studentë e bashkatdhetar të suksesshëm në çdo fushë.

Gjatë vizitës time këtë javë në SHBA, ndalimi i parë ishte në New York, ku pata rastin të takoi mikun tim të vjetër, Agim Aliqkajn, një promovues i kamotshëm i turizmit në Kosovë dhe SHBA, natyrisht që shfrytëzuam rastin që të bisedojmë për rrjedhat e turizmit dhe transportin ajror, por edhe për të shtuar mundësitë e udhëtimit për bashkatdhetarët tanë për të lehtësuar udhëtimin dhe për ta bërë më efikas e mbi të gjitha edhe me çmime më të ulëta.

Vizita ime në Amerikë vazhdoi në një pritje të mirë dhe të ngrohtë nga bashkatdhetarët tanë në një drekë, ishte kënaqësi që të kalojmë kohë me Shkelqim Kika Salihu, Sali Ben Burimin, Ahmet Gashin, të cilët jashëtazkonisht ishin mikpritës në një restaurant ku për herë të parë pash se si në restaurante në SHBA, tashmë përdoren robotët për shërbim dhe ishte mjaft interesante e të shihje se si tashmë përdoret teknologjia e këtij niveli edhe në fushën e gastronomisë.

Po ashtu, gjatë vizitës sime treditore në Madison, ishte kënaqësi të takoja dy studentë të suksesshëm nga Kosova, Lindin dhe Merdin të cilët janë shokë të pandarë dhe ishte një pritje e ngrohtë nga të dy, e po ashtu me këtë rast takova edhe bashkatdhetarë të tjerë nga Kosova, Maqedonia e Veriut e gjitha trojet shqiptare, ku gjatë darkës me ta bisedonim për të gjitha brengat e preukopimet e diasporës, por edhe për Kosovën. Falënderoj shumë Shengylin, djalin e tij Burakin, po ashtu Ahmet Gashin, Valon Zekollin, Artan Salihun, pa harruar t'i falenderojë edhe Drin Ismailin dhe mikun e tij Alit Iliazin, që udhëtuan 150 km vetëm për tu takuar me ne për çka u jam mirënjohës.