Murati u referohet shifrave të Bankës Botërore: Papunësia në Kosovë, 10.9%

Murati u referohet shifrave të Bankës Botërore: Papunësia në Kosovë, 10.9%

Ekonomia October 17, 2024 - 18:40

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka reaguar në lidhje me një raport të Bankës Botërore të publikuar sot.

Murati duke ju referuar raportit të Bankës Botërore, thotë se papunësia në Kosovë në fund të vitit 2023 është 10.9%, transmeton Zeri.info.

“Raporti i Bankës Botërore, siç edhe mund të shihet në tabelën më poshtë, e thotë që papunësia në Kosovë në fund të vitit 2023 është 10.9%”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, shifra që disa media po i referohen në atë raport, ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës, pra tregues tjetër prej atij të papunësisë.

“Kushdo që e ka lexuar së paku një libër për këtë temë, din ta bëjë dallimin në mes të shkallës së papunësisë dhe shkallës së pjesëmarrjes së popullsisë aktive në tregun e punës”, thotë ministri. /Zëri