Nënshkruhet marrëveshja, 12.6 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave në tri komuna
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 12.6 milionë eurosh me KfW, e cila ka si qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.
Ministri Hekuran Murati, tha se kjo marrëveshje do të mundësojë ofrimin e infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave në këto tri komuna.
Sipas tij, ky projekt ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në përputhje me parimet e mbrojtjes së mjedisit, si dhe të kontrollojë depozitimin e mbetjeve sipas strategjisë kombëtare për menaxhimin e mbetjeve.
“Ka për synim Përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë përmes garantimit të një mjedisi më të pastër që ndikon në përmirësimin e shëndetit publik. Marrëveshja në fjalë do të mundësoj ofrimin e infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan që është pjesë e programit më të gjerë për menaxhimin e mbetjeve të forta faza dy deri në fazën katër që menaxhohet nga KfW-ja me mbështetjen e BE-së”.
“Projekti ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimit e qëndrueshëm të mbetjeve në përputhje me parimet e mbrojtëse së mjedisit si dhe të kontrolloj depozitimin e mbetjeve sipas strategjisë kombëtare për menaxhimin e mbetjeve. Projekti synon të kontribuoj në mbrojtjen e burimeve natyrore përmirësimin e shëndetit publik dhe reduktimin e gazrave serë. Sot do të nënshkruajmë marrëveshjen tjerë që kap vlerën e 12.6 milionë eurove që është kontribut i BE”, ka thënë ai.
Klaus Muller, shef i për Evropën Juglindore në KfW, tha se duke parë që menaxhimi i mbeturinave në Kosovë është një problem i madh është më rëndësi që në nivelin lokal dhe qendror të punohet më me përkushtim.
“Gjermania 20 milionë i ka alokuar për këtë projekt më herët dhe ta i kemi një fond të ri të IPA të BE-së. Të gjithë i dimë problemet janë shumë prezente dhe ju e dini shumë më mirë se sa është urgjente që të merren veprime dhe mendoj sidomos në Prishtinë kemi deponi në Mirash, e cila është në kolaps dhe shkakton shumë rreziqe për mjedisin, sepse imitimi i gazrave është shumë i lartë. Është me rëndësi që të veprohet me menjëherë”.
“Kur jemi te deponitë duke parë veprimet urgjente është më rëndësi që në nivelin lokal dhe qendror të punojmë së bashku që të tejkalojmë këto problem dhe të fillojmë me këtë projekt që të arrijmë në kohë të përfundojmë. Kosova drejt BE-së është duke punuar shumë më menaxhimin e deponive janë duke marrë shumë hapa në këtë drejtim”, ka thënë ai.
Dardan Veliaj, kryeshef ekzekutiv në Ndërmarrjen për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, tha se nga ky projekt gjendja e deponive sanitare në vend pritet të ndryshoj drastikisht, raporton EO-ja.
“Për gjendja e deponive nuk kemi nevojë të flasim shumë, ka qenë vazhdimisht pikë e dobët e vendit tonë e paraqitur edhe në raportet e progresit të vendeve të BE në procesin integrues. Ky program është qenësor si për ndërmarrjen që udhëheq si për vendin”.“Nëpërmjet këtij programi gjendja e deponive sanitare në vend pritet të ndryshoj drastikisht. Kemi pasur një keqmenaxhim të gjatë të këtij sektori, kemi pasur mungesë të planifikimit adekuat, mungesë të investimeve adekuate gjë që ka sjellë dëme të mëdha në ambient”, ka thënë ai.