Shqyrtohet kërkesa buxhetore e Kuvendit të Kosovës për vitin 2025
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje, në të cilën në rend dite janë disa pika.
Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për Projektligjin nr. 08/L-284 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunës.
Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, në bazë të Qarkores së dytë buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfere 2025/02, shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2023 dhe shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2023.