Procesi i Berlinit: Nënshkruhet plani i veprimit për treg të përbashkët rajonal, si pjesë e Planit të Rritjes së BE-së
Të gjashtë kryeministrat e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar planin e ri të veprimit për treg të përbashkët në kuadër të Procesit të Berlinit, si pjesë integrale të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Plani i ri i Veprimit për një treg të vetëm rajonal për periudhën 2025-2028 u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës.
Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, tha se Ballkani Perëndimor për BE-në është prioritet gjeopolitik.
“Po punojmë me të gjitha instrumentet tona për të përshpejtuar këtë proces, në mënyrë që ta arrijmë atë në të ardhmen e afërt”, tha Varhelyi.
Good morning Berlin!
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 14, 2024
Invited by @Bundeskanzler Scholz to celebrate the 10th anniversary of the #BerlinProcess.
Today the accession of the #WesternBalkans is a geopolitical priority.
W/ all our instruments we work to accelerate the process to make it a reality in the near future pic.twitter.com/DGHTXiXb31